03,05,2024

Albesa Shabani mahnit mjekët gjerman, kryen në afat rekord provimin e licencës

Must Read

Albesa Shabani nga Gjilani në afat rekord e ka përfunduar vlerësimin për provimin e licencës gjermane. Puna dhe angazhimi i Albesës i ka habitur edhe profesorët dhe komisionin vlerësues. Albesa pas këtij hapi të madh fillon specializimin e saj në degën e internos.
Albesa Shabani nga Gjilani pas një angazhimi e përkushtimi maksimal prej gjashtë muajsh ka arritur të përfundojë me sukses në Mannheim të Gjermanisë provimin e licencës gjermane.

Albesa ka befasuar profesorët gjerman dhe opinionin profesional vlerësues mjekësor gjerman. Ajo në afat rekord dhe me shumë rezultat pozitiv e ka mbaruar këtë sfidë duke vazhduar tutje specializimin si një specializante në degën e internos.

Nexhat Shabani prindi i Albesës që gjithashtu është një urolog i njohur i cili vazhdimisht merr pjesë në konferenca e kongrese ndërkombëtare në fushën e urologjisë tha se e ka pritur suksesin e Albesës, por vërtet befasia është e këndshme sepse pothuajse disa muaj para kohe e ka përfunduar provimin.”Unë shpresoj se Albesa do të bëhet një mjeke dhe një kuadër i mirëseardhur për shëndetësinë kosovare”tha Shabani.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img