Por, për dallim me ato të vendeve më të largëta, në mediat rajonale, ky lajm nuk ka kaluar pa polemika.
Interesim më të madh, ky vendim i FIFA-s, ka ngjallur tek mediat kroate, duke pasur parasysh se përfaqësuesja e këtij vendi, është në të njëjtin grup me të Kosovës.
Në shumë media online të Kroacisë, ky lajm është pritur shumë mirë, ndonëse, siç dukej nga komentet, lexuesit kroatë preferonin që të ishte përfaqësuesja e Gjibraltarit në grupin e tyre, vend ky që u pranua në FIFA gjatë kongresit vjetor që u mbajt në Meksiko City më 13 maj të këtij viti.
Por, si çdo sukses i Kosovës edhe ky i radhës, ka futur në përballje të ashpër lexuesit kroatë edhe ata serbë.
Në shkrimin e portalit online të Kroacisë “Index.hr”, të titulluar “Zyrtare: Kosova në grup me Kroacinë për kualifikimet e Kampionatit Botërorë” është zhvilluar një betejë komentesh mes lexuesve kroatë e atyre serbë, raporton lajmi.net.
Të parët, si gjithmonë, që kanë provokuar, kanë qenë lexuesit serbë, pas atyre të kroatëve të cilët kanë shprehur simpati për këtë ngjarje.
Të indinjuar nga ky fakt, lexuesit serbë kanë nisur që të shprehin mllef ndaj këtij vendimi të FIFA-s, duke i sharë kroatët për mirëseardhjen që po ja bëjnë përfaqësueses kosovare në këtë grup të kualifikimeve.
Në disa komente përmendet miqësia mes Kroacisë dhe Kosovës, ndihma që shqiptarët e Kosovës ia bënë Kroacisë gjatë luftës. Ndërsa më poshtë përballja eskalon me komentuesit serbë, gjatë së cilës shihet se si përmendet lufta mes Serbisë e Kroacisë gjatë fillimit të viteve të nëntëdhjeta, operacionet e spastrimit nga kroatët duke devijuar deri në sharje. /lajmi.net
Disa nga komentet në gjuhën kroate
The post Beteja e komentuesve kroatë e serbë për Kosovën appeared first on Lajminet.