E gjithë kjo për faktin se Bashkimi Evropian po e kushtëzon hapjen e kapitujve por edhe anëtarësimin e Serbisë në union me gjykimin e krimeve të luftës dhe bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës.
“Përgatitjet për hapjen e kapitujve 23 dhe 24, janë të lidhura edhe me çështje të tjera, unë nuk dua të spekuloj, por theksoj se bashkëpunimi i plotë me tribunalin mbetet një detyrim për Serbinë”, ka thënë Maja Kociançiq, zëdhënëse e BE-së
Ajo rikujtoi shqetësimin e BE-së pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të KB në të cilën u konstatua se Serbia nuk po e përmbush kërkesën e Hagës për dorëzimin e tre të akuzuarve për mosrespektim të Tribunalit.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=-32ER2UIOHk?feature=oembed&w=640&h=360]
The post BE, kushte Serbisë për anëtarësim (Video) appeared first on Lajminet.