Vera është padyshim një pjesë e mrekullueshme e vitit – moti i nxehtë rrotullohet përreth jush dhe nuk keni pse brengoseni për të ftohtin.
Një gjë e keqe për verën është koha kur bëhet pak më shumë nxehtë. Por, kur moti bëhet nxehtë sa nuk mund të durohet, njerëzit i drejtohen pishinave, transmeton Gazeta Express.
Dhe kur vendosni të shkoni në pishinë, sigurisht se një palë pantallona të shkurtër për not do t’ju duhen shumë. Sigurisht keni parë që pantallona të tillë gjatë verës ka pothuajse në çdo dyqan, madje edhe në pishina.
Por, për fat të keq, shorcet – sidomos ato me material të ngushtuar si prej gome – mund të jenë të dëmshme për ju, ose thënë shkurt, për penisin tuaj.
Sipas ekspertëve të shëndetit, këto lloj ‘shorce’ shtrëngojnë shumë penisin, duke e dëmtuar atë. Shorcet e tjera, ato që kanë një lloj ‘rrjete’ brenda, janë gjithashtu të dëmshme dhe e shtrëngojnë penisin.
Kjo dëshmohet edhe sipas disa fotografive të postuara online. Një vogëlush pati një përjetim të keq me këto lloj shorce, atij i ‘ngeci’ penisi në rrjetën e shorceve, ku nëna e tij nuk mundi ta heqë dhe u desh ta dërgonte atë në emergjencë.
Nëna e fëmijës me emrin Laura, tregoi për këtë përjetim të vogëlushit të saj në The Mirror, duke i publikuar edhe fotografitë për ta dëshmuar këtë.
The post Meshkuj, kujdes nga ‘shorcet’ e notit appeared first on GazetaBlic.