27,11,2024

Shkodër, aktorët kthehen me çmime, përballen me ulje rroge

Must Read
Besnik Cinari

Sapo kanë mbërritur në qytetin e tyre, mësuan se bashkia Shkodër u kishte ulur pagat, ndonëse Këshilli i Ministrave pak javë më parë bëri publike rritjen e pagave për disa profesione, mes të cilave edhe aktorët. Rritja do të ishte 1% në bazë të viteve të punës dhe për disa aktorë me emër të trupës profesioniste të teatrit “Migjeni”, sot ata duhet të kishin marrë 7.500 lekë më shumë.

Besnik Çinari, aktor, thotë se, “ne kemi pasur rrogë 26.500 lekë, kanë menduar këta bashkia e Shkodrës të na ulën rrogat një 4-5 vetave, ne që jemi pa shkollë. Me një fjalë ne që kemi talent, pra fjala talent këtu bie poshtë”. “Zoti ju ndihmoftë se ne kemi menduar se jemi duke punuar edhe për bordin e kullimit, na futi ne me bordin e kullimit. Kur më ka thënë bordin e kullimit ishte duke më dalë mendja. Si mund të barazosh artistin me bordin e kullimit. Ne na kanë çuar rrogën më të lejueshme, që nuk lejohet më pak”, thotë ai.

Aktorët e Shkodrës thonë se pagat e tyre nuk kapin as pragun e 30 mijë lekëve, me argumentin se nuk kanë shkollën e lartë. Ndërkohë që çdo shfaqje, salla e teatrit tejmbushet dhe duartrokitjet pa fund nuk kursehen nga spektatori. E ndëshkuar do të jetë edhe aktorja Zyliha Miloti dhe aktori Gëzim Kruja.

The post Shkodër, aktorët kthehen me çmime, përballen me ulje rroge appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img