Kjo është e ‘vërteta e re‘ e servirur sot nga Igli Meta, shqiptari 21-vjeçar i akuzuar së bashku me Marjo Memën për vrasjen e 17-vjeçarit Ismail Luli, që u gjet i vdekur në korrik të vitit 2015 në fshatrat e Sant’Angelo, në Vado (Pesaro Urbino).
Igli, që fillimisht pranoi vrasjen, ka dhënë një versin të ri para gjykatësit të Urbino-s Vito Savino, gjatë marrjes në pyetje, shkruajnë mediat italiane.
Në seancën e kësaj të marte, me kërkesë të prokurores Irene Lilliu, u dëgjua edhe i akuzuari tjetër, Marjo Mema.
Ky i fundit ka kundërshtuar versionin e parafolësit. “Unë isha larg, nuk është e vërtetë që e gjuajta me thikë”, tha ai.
Ismailit iu ngrit një kurth nga dy të pandehurit, ndoshta për t’u hakmarrë ndaj një flirti që viktima kishte me të dashurën e Iglit, shkruan “Corriere Adriatico”.
Para se të humbte jetën nga plagët e marra nga 7 goditje me thikë, Ismaili u torturua.
Sipas avokatëve të Metës, Carlo Taormina e Salvatore Asole, goditjet vdekjeprurëse u dhanë nga Marjo Mema.
Edhe seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllua. Aty ishte e pranishme e ëma e viktimës.
The post Vrasësit e Ismail Lulit ‘zihen’ në gjykatë: “Marjo e goditi me thikë i fundit” appeared first on Lajminet.