24,11,2024

Prokuroria speciale në aksion kundër krimit financiar në Maqedoni

Must Read
Shkupi gjate protestes

Sipas saj, Prokuroria Speciale ka për qëllim që të hetojë kriminalitetin, të kryer nga funksionarët shtetërorë gjatë dhjetë viteve të fundit, andaj këta funksionarë përveç se do të mbajnë përgjegjësi penale, atyre do t’u merret edhe pasuria e patundshme shtëpi, banesa, dyqane etj.

“Prokuroria speciale po kryen shtatë hetime, në të cilat janë të përfshirë 60 persona të dyshuar, por numri i procedurave parahetimore rritet në vazhdimësi. Nuk mundemi të japim më shumë informacione lidhur me procedurat tona, megjithëse punojmë vazhdimisht. Pjesa më e madhe e punës është e fokusuar në hetimet financiare, por materialet kërkojnë kohë që të mblidhen dhe analizohen”, ka thënë prokurorja Lençe Ristovska, raporton DW.

Ajo e ka komentuar edhe vendimin e fundit të Presidentit Ivanov që 22 persona kryesisht që merren me politikë t’iu merret e drejta për falje. Prokuroria speciale kërkon nga Presidenti Ivanov që të tërheqë vendimin për falje edhe për personat e tjerë, të cilët ishin në listën që u publikua para dy muajsh.

Ristevska thotë se Presidenti Ivanov nuk duhet të ketë qasje selektive. “Vendimi për falje dhe më pas ai për tërheqjen e pjesshme të faljeve kanë vështirësuar zbatimin e sundimit të së drejtës në vend, pasi kemi qasje selektive. Duhet të na mundësohet qasje e barabartë, jo selektive, të kemi duar të lira për të vepruar, për të hetuar të gjitha rastet që kemi ngritur, por edhe të tjerat që mund të hapim, varësisht hetimeve që kanë për bazë materialet e përgjuara telefonike”, ka deklaruar Ristevska.

Përveç nga presidenti, Ristevska ka thënë se pengesa dhe refuzim bashkëpunimi ka edhe nga institucionet tjera.“Kur jemi tek mosbashkëpunimi me organet shtetërore, më duhet të them se kemi probleme të shumta, që nga refuzimi i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara nga ana jonë, apo edhe nga interpretimi i ndryshëm i ligjeve që zvarrisin procedurat që kemi nisur”, është shprehur Ristevska, duke refuzuar ndërkohë të komentojë akuzat e zyrtarëve se prokuroria speciale punon në mënyrë selektive dhe se është vënë në shërbim të opozitës.

The post Prokuroria speciale në aksion kundër krimit financiar në Maqedoni appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img