24,11,2024

Qevria komunale mobilizohet për fillimin e realizimit të projekteve madhore në Ferizaj

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa në një konferencë shtypi ka theksuar se prej ditës së nesërme po hapet një kapitull i ri i investimeve në Komunën e Ferizajt.

Sipas, tij në ditën e Planifikimit Hapësinor, po fillon funksionalizimi i fenomenit të Bifurkacionit, i cili gjer më tani ka qenë i degraduar dhe në gjendje për keqardhje. Svarqa ka thënë se me fillimin e realizimit të këtij projekti me vlerë po krijohen mundësitë e realizimit të projekteve madhore në Ferizaj, si rezultat i kërkesave për të pasur sa më shumë investime me fonde të Qeverisë së Kosovës.

“Dita e nesërme është ditë e veçantë, pasi po fillon funksionalizimi i Bifurkacionit, sepse në 16 vitet e pasluftës ka pasur përpjekje modeste për funksionalizimin e tij, pavarësisht investimeve të mëdha që janë bërë. Përmes Ministrisë së Planifikimit Hapësinor kemi përfituar një shumë simbolike të mjeteve, e cila ka mjaftuar për funksionalizimin e këtij fenomeni. Jemi në fazën e përgatitjes së planit detal për rregullimin e shtratit të lumit Neredimja dhe dy degëve të Bifurkacionit, në mënyrë që të ekmi një funksionim estetik dhe atraktiv për vizitorët”, ka nënvizuar Svarqa, ndërsa ka theksuar se ky fenomen, i pari në Evropë dhe i dyti në globin tokësor, përbën vlera të jashtëzakonshme për qytetarët e Ferizajt dhe vizitorët e ndryshëm vendës dhe ata të huaj. Për këta të fundit, Svarqa ka thënë se ata që kanë vizituar Ferizajn më herët dhe ata që do ta vizitojnë në të ardhmen, janë kthyer në vendet e tyre më mbresa të shumta.

Duke folur për këto projekte, kryetari Svarqa ka theksuar se investimet vijnë pas kërkesave që i janë MAPH-së dhe se ky projekt atraktiv i funksionalizimit të këtij fenomeni ndërlidhet edhe me rregullimin e shtigjeve për këmbësorë, shtigjeve të biçikletave, mbjelljes së drunjve dekorativ dhe ndriçimit, duke bërë që Qeveria e Kosovës të hap zemrën dhe arkën e shtetit për këto investime që për dy degët e lumit, të kapin shumën prej 5 milionë eurove.
“Është hapur kodi për investime dhe ne shpresojmë që premtimet që i kemi nga qeveria, do të realizohen në tërësi. Komuna e Ferizajt do të jet përfituese e projekteve të mëdha që do të fillojnë dhe të cilat do të japin mundësi që kjo qeverisje e kryeministrit Isa Mustafa do të mbetet në histori, sepse ka të bëjë me realizimin e projekteve për të cilat është folur me dekada të tëra: Spitalin Rajonal, hekurudhën, ujëmbledhësin e sistemit Ibër-Lepenci, në mënyrë që Ferizaj të jetë konkurrent me qytetet tjera, atraktiv për gjithë qytetarët dhe adresë e vizitorëve të ndryshëm” ka thënë Svarqa.

Kryetari i Ferizajt ka kërkuar që qytetarët e Ferizajt, të jenë të dielën pjesë e këtyre dy aktiviteteve që do të ngjajnë në rajonin e Ferizajt, në përurimin e rrugës Zllatar-Dardani dhe tek Bifurkacioni, për t’i dhënë mbështetje qeverisë komunale dhe Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Mustafa. Njëherësh, ka ftuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe liderët lokalë partiak të jenë pjesëmarrës në këtë ditë.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa të shtunën ka uruar 2562 maturantët e Ferizajt, të cilët i janë nënshtruar testit të maturës shtetërore, duke vlerësuar se prej tash për ta fillon një fazë e re e jetës së tyre, pasi që kjo ndërlidhet me studimet dhe të ardhmen e tyre.

“Uroj maturantët e Ferizajt që këtë test ta kalojnë me plot sukses. Qeverisja komunale ka bërë gjithë atë që ka qenë e mundur për avansimin e procesit mësimor dhe rregullimin e infrastrukturës shkollore”, ka thënë kreu komunal Svarqa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img