Njëri prej të arrestuarve është dëshmitari që ka rrëfyer të gjithë ngjarjen, Emiljano Nana 28 vjeç, kurse personi i dytë i arrestuar është Pajtim Jaupaj 28 vjeç.
Mandat-arresti ka dhe për një person të tretë që është në kërkim dhe besohet se ndodhet në Shqipëri. Ai është kushëriri i viktimës Bledar Terpollari, i cili është i përfshirë në vrasje.
Nuk është përcaktuar ende dhe nuk është shumë e qartë nëse dëshmitari Emiljano Nana ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen mizore.
Dy të ndaluarit kanë treguar se vetëm njëri prej shqiptarëve, i shpalluri në kërkim ka bërë krimin. Ai ka hyrë në kasolle dhe dy të tjerët, të arrestuarit, kanë qenë jashtë kasolles kur kanë dëgjuar një të shtënë.
Më pas trupin e të riut e ka nxjerrë jashtë dhe me një thikë që kishte me vete i kishte prerë kokën.
The post Vrasja e Bledar Terpollarit, Gjykata vendos arrest me burg pa afat për dy shqiptarët appeared first on Lajminet.