“Kam vjedhur edhe dyqane të tjera ushqimesh nga uria”.
Versionin të tij e mbështeti edhe psikologia, e cila u thirr nga gjyqtari Arjan Aliaj për të asistuar gjatë masës së sigurisë, e cila ndoqi gjithashtu edhe masën ndaj shokut të Romarios, Valterit. Psikologia tregoi se për këtë të mitur ajo kishte qenë edhe herë tjetër e pranishme në gjykatë, pasi ai ishte arrestuar edhe më herët duke vjedhur ushqime.
Dy të miturit, së bashku me Orges Osmanin, 18 vjeç, u kapën në flagrancë nga pronari i një rulote teksa ata po vidhnin Molto. Osmani gjithashtu është përsëritës, ndërkohë që nëna e tij pohon për Top Channel se nuk ka mundësi ekonomike ta rrisë.
“Jemi shumë të këputur, jo të varfër. Nuk e kam çuar në shkollë. Për bukë ka vjedhur”, tha nëna e të miturit, shkruan Top Channel.
Policia deklaroi se tre djemtë kanë rrëfyer edhe 10 vjedhje të tjera brenda muajit maj. Ndërkohë që la të lirë vetëm Romarion , për dy shokët e tij, duke qenë se janë përsëritës, u vendos masa “arrest me burg”.
The post Të miturit pranojnë se vodhën për t’u ushqyer appeared first on Lajminet.