04,05,2024

Arrestohet drejtuesi i autobusit i djegur në Krujë, shkeli rregullat e komunikacionit

Must Read
Autobusi i djegur

Shoferi i mjetit, shtetasi Skënder Jonuzaj, 56 vjeç nga Vlora u ndalua pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia dyshon se shkelja e këtyre rregullave të qarkullimit rrugor ka shkaktuar flakët në autobusin e mbushur me pelegrinë të kishës së Shën Theodhorit në Vlorë, shumica prej të cilëve gra dhe vajza.

Nga flakët ka gjetur vdekjen një 65-vjeçare, ndërsa janë plagosur 12 të tjerë, 8 prej të cilave në gjendjen të rëndë dhe që ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve në repartin e djegieve në Tiranë.

Autobusi me 30 besimtarë nga Kisha Ortodokse e Vlorës ishte nisur për peligrinazh drejt Ulqinit në Mal të Zi dhe gjatë rrugës ishte parashikuar një ndalesë në qytetin historik të Krujës, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik.

The post Arrestohet drejtuesi i autobusit i djegur në Krujë, shkeli rregullat e komunikacionit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img