24,11,2024

Speciet e rralla, Shqipëria pjesë e projektit të National Geographic

Must Read

Odeta Çato, Kordinatore e Projektit UNDP-EIMMS, prezantoi konceptin “Qytetari Shkencëtar”, si pjesë e aktivitetit BioBlitz, të organizuar nga National Geographic dhe që ka për synim të katalogojë speciet e ndryshme që gjenden në mbarë globin nga qytetarë që fotografojnë specie të ndryshme dhe i ngarkojnë ato në portalin INaturalist, duke saktësuar datën, llojin e species dhe gjeoreferencimin.

Në këtë projekt, klasa e përzgjedhur e kësaj shkolle është regjistruar në këtë portal dhe në ditët në vijim do të kryejë një vizitë studimore në terren, tek Kopshti Botanik i Tiranës, ku pasi të kenë shkarkuar aplikacionin dhe të kenë mbledhur të dhëna per speciet që gjenden në këtë Kopsht, do të kontribuojnë me fotot e tyre në katalogimin e florës dhe faunës së Kopshtit Botanik Tiranë, si pjesë e portalit INaturalist.

Gjatë orës së hapur mësimore përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit mbajtën një prezantim mbi Programin Kombëtar të Edukimit Mjedisor dhe Konventën e Aarhusit, ku nxënësve iu shpjegua vendi që duhet të zërë mjedisi jo vetëm në kurrikulat mësimore, por dhe në jetën dhe sjelljen e tyre të përditëshme, duke treguar kujdes të vazhdueshëm ndaj gjithçkaje që na rrethon.

Gjithashtu nxënësit u njohënme  parimet e demokracisë mjedisore, që sanksionon Konventa e Aarhausit, të drejtat e nxënësve si qytetarë të këtij vendi dhe rrugët sesi ata duhet të ushtrojnë këto të drejta për të njohur mjedisin dhe për t’u bërë pjesë e e vendimeve me ndikim në mjedis, që ndërrmarrin drejtuesit e qytetit të tyre.

Specialistë të ministrisë së Mjedisit bënë një panoramë të përgjithshme të biodiversitetit në Shqipëri, pasurisë së florës dhe faunës në vendin tonë. Gjithashtu, një vend i veçantë iu kushtua edhe kategorizimit të zonave të mbrojtura dhe nivelit të mbrojtjes që tregohet për këto zona sipas kategorizimit.

Më pas, përfaqësuesja nga Kopshti Botanik, znj. Ermelinda Mahmutaj, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit, si parapërgatitje për punën që ata do të bëjnë gjatë vizitës në terren, njohjen me speciet më të përhapura në zonën e Tiranës, të cilat të rinjtë e kësaj klase do mund t’i identifikojnë vetë gjatë vizitës studimore, që do të bëhet në javën e ardhshme në kopshin Botanik të Tiranës.

Ora e hapur mësimore përfundoi me shfaqjen e dokumentarit “Terra Incognita”, e prodhuar nga IUCN dhe pjesëmarrës në Festivalin e Filmit Mjedisor në Tiranë.

The post Speciet e rralla, Shqipëria pjesë e projektit të National Geographic appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img