24,11,2024

Djali rrëfen krimin para prokurorit: Pse e vrava babanë

Must Read

Deshmia

Autori i dyshuar ka deklaruar se e ka kryer vrasjen, duke e goditur me sende të forta, për shkak se viktima ishte i alkolizuar dhe keqtrajtonte nënën e autorit (bashkëshorten e viktimës).

Dy ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë së Durrësit u ndaluan tre anëtarët e familjes Djaloshi, konkretisht bashkëshortja dhe dy djemtë e viktimës. Prokuroria e Durrësit krijoi dyshime se autori i vrasjes së Miroshit gjendej mes familjarëve.

Kjo pistë u forcua nga fakti se, gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se viktima nuk kishte probleme me persona jashtë familjes. Ndërsa, brenda familjes anëtarët kishin konflikte të vazhdueshme për shkak se

Mirosh Djaloshi shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur.

Ngjarja

Më datë 18.03.2016, ora 07.00 në fshatin Shkallë, në rrugën që të çon për në hyrje të oborrit të banesës së tij, është gjetur i vrare

shtetasi Mirosh Djaloshi. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, pranë portës kryesore të oborrit të baneses së tij, rreth orës 05.45 nga djali i tij Arban Djaloshi.

Nga kqyrja e kufomës rezulton se viktima ka dy dëmtime në pjesën e kafkës së kokës dhe se koha e vdekjes së tij ka qenë rreth 10 orë nga koha e kryerjes së kqyrjes së kufomës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje janë kryer veprimet e para hetimore, si kqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve okularë, pyetja e të dëmtuarve, kqyrje dhe marrja e provave materiale etj, nga ku ka rezultuar se:

Nga deklarimet e familjarve të viktimes ka rezultuar se viktima Mirosh Djaloshi ka qenë përdorues i pijeve alkolike. Më datë 17.03.2016, ai ka konsumuar alkol në banesën e tij dhe në lokale të fshatit.

Është kthyer përsëri në banesën e tij dhe rreth ores 19.00 ka dalë nga banesa, duke u thënë pjesëtarëve të familjes që po dilte. Viktima nuk u ka treguar se ku do të shkonte dhe telefonin e kishte lënë në banesën e tij.

Rreth orës 05.30, bashkeshorja e tij, B. Djaloshi, pasi nuk e ka parë në banese ka zgjuar djalin e saj, Arbanin, duke i thënë që babai nuk kishte ardhur në shtëpi dhe të dilte për të parë se ku ishte. Pasi

Arbani është çuar, ka dalë për të kërkuar dhe e ka parë të shtrirë në afërsi të portës babain e tij të gjakosur në kokë. Menjëherë ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij, ku i ka treguar për babain.

Po kështu, nga deklarimet e familjarve ka rezultuar se viktima nuk ka patur asnjë konflikt me asnjë shtetas, por ka qenë kosumator i pijeve alkoolike.

Nga të dhënat e marra në rruge operative, dyshohet se viktima ka patur konflikte me pjesëtarët e familjes së tij dhe konkretisht me bashkëshorten e me djalin e madh, Arban Djaloshi, për shkak të pijes alkolike që ai konsumonte. /Panorama.al

The post Djali rrëfen krimin para prokurorit: Pse e vrava babanë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img