Organizuar nga klubi i ping-pongut”Ahemet Hoxha” në bashkëpunim me Federatën e ping-pongut të Kosovës dhe nën patronatin e Komunës së Ferizajt, këtë të shtunë u mbajt turneu memorial i filluan garat e ping-pongut.
Për të shtatëmbëdhjetën herë radhazi në Ferizaj u mbajt turneu memorial ndërkombëtar në ping- pong “Ahmet Hoxha” 2015. Për jetën dhe veprën e dëshmorit të kombit Ahmet Hoxha foli njëri nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Ylber Topalli.
Pjesëmarrës të këtij turneu ishin pingpongist nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Hapjen e këtij turneu memorial e bëri kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.
“Fillimisht dua t’i shpreh nderimet më të thella sakrificës sublime të heroit tonë Ahmet Hoxha, i cili u vra 17 vjet më parë, vetëm për shkak të përkatësisë së tij kombëtare dhe bindjeve politike. Ky hero na kujton një kohë jo shumë të largët, kur njerëzit e Kosovës e kanë paguar me jetë synimin tonë të përgjithshëm për të qenë të lirë në vendin tonë. Heroi Ahmet Hoxha na kujton njeriun i cili, ndër të tjera, në ditët më të rënda të viteve ‘90, organizonte veprimtari sportive duke tubuar të rinjtë, në mënyrë që përmes aktiviteteve të shpeshta, ta përballonin më lehtë kohën e represionit të paparë dhe zymtësinë e atyre viteve. Sot, jemi duke bërë hapa të rëndësishëm në masivizimin dhe popullarizimin e sportit, por edhe për depërtimin e sportit tonë në rajon, Evropë dhe në Botë”, ka thënë kryetari Savrqa.
Para fillimit të turneut memorial të ping- pongut, u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, për nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit Ahmet Hoxha.