23,11,2024

“Shthuren” familjet, rriten divorcet, abortet dhe vdekjet, ulen lindjet në 2015

Must Read
Shqiperi / arkiv

Sipas të dhënave, shihet se më 2015 numri i vdekjeve është rritur me 8 për qind në krahasim me një vit më parë. Teksa numri i lindjeve është ulur me 8.5%, abortet i janë rikthyer rritjes. Nga ana tjetër, martesat që shkuan në divorc ishin 24% më shumë se në vitin 2014, raporton INSTAT.

Vdekjet rritje me 8%

Kjo rritje, sipas INSTAT vjen kryesisht nga një raportim më i mirë i vdekjeve nga gjendja civile. Vdekjet sipas grupmoshave tregojnë se në të gjitha grupmoshat meshkujt kanë një përqindje më të lartë të vdekjeve, duke përjashtuar grupmoshën e fundit mbi 80 vjeç. Kjo ndodh pasi jetëgjatësia e meshkujve është më e ulët se ajo e femrave. Në vendin tonë për vitin 2015 meshkujt jetojnë mesatarisht 4 vite më pak se femrat.

Vdekshmëria foshnjore është 7,8 për djemtë dhe 6,3 për vajzat. Ky tregues për meshkujt ka mbetur në të njëjtat shifra krahasuar më një vit më parë, ndërkohë për vajzat ka një përmirësim duke e krahasuar me vitin 2014 i cili ishte 8,0.

2015, divorcet rriten me 24 %

Numri i familjeve të divorcuara në fund të vitit 2015 arriti në 5255 nga 4240 të tilla në vitin 2014 duke shënuar një rritje vjetore me 23.9%, teksa gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë regjistruar rreth 25 mijë martesa. Nëse analizojmë martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë, shohim se tek femrat më shumë se 50% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç. Kjo shpjegon dhe moshën relativisht në martesë për femrat e cila është 24,1 vjeç. Ndërkohë martesat sipas grupmoshës për meshkujt paraqiten 63% e martesave te meshkujt realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave për këtë gjini realizohen deri në moshën 29 vjeç. Mosha mesatare e martesës për meshkujt është 29,6 vjeç. Një tregues interesant është normat e martesave sipas grupmoshave ndër vite. Shohim se kemi një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç. Kjo shpjegon dhe rritjen e lehtë të moshës mesatare në martesë të vajzave. Krahasuar me 10 vite më parë femrat martohen relativisht një vit më të mëdha. Ky ndryshim është relativisht i ngadaltë, por kjo sjellje vihet re me të njëjtin trend.

Numri i lindjeve bie me 8.5%, abortet rriten 0.8%

Teksa numri i lindjeve është ulur me 8.5 për qind në vitin 2015, numri aborteve nga ana tjetër raportohet me rritje. Të paktën nga 2006 treguesi i abortit ka qenë në trajektore rënëse por me 2015, grafiku ka ndryshuar krah. Abortet sipas INSTAT kanë pësuar rritje vjetore me 0.8% ose 47 aborte me shumë. Aborti është ndërprerja e barrës që ka ndodhur para javës së 28-të dhe kur ky produkt është fetus i vdekur. Ka dy kategori abortesh aborte spontane dhe aborte të provokuara. Abort i provokuar ka për origjinën një veprim të ndërmarr me qëllim për të ndërprerë barrën. Të gjitha abortet e tjera konsiderohen spontane.

INSTAT, raporti me të dhëna të detajuara

Raporti i fundit i INSTAT “Femra-meshkuj” sjell të dhëna shumë më të detajuara në krahasim me raportet e mëparshme. Burime nga INSTAT pohuan se stafi ka punuar shumë për të arritur në këto rezultate, ndërsa një shtytje e madhe ka ardhur nga ish drejtori i INSTAT, z.Gjergji Filipi, i cili u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta pak muaj më parë. (monitor)

The post “Shthuren” familjet, rriten divorcet, abortet dhe vdekjet, ulen lindjet në 2015 appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img