29,04,2024

Gjukanoviq – Rusisë: Vlerësoj mendimin tuaj, por mos u përzini në të ardhmen tonë

Must Read
Gjukanoviq në samitin e NATO-s

Ai thotë se e kupton që Rusia është një faktor i rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin global dhe se ka interesat e saja.

“E kuptoj se Rusia është një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe, se ka interesat e saja, që sikurse edhe më herët edhe tani, ato janë ndjeshëm në kundërshtim me ato të NATO-s”, ka thënë Gjukanociq gazetarëve në Podgoricë në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së këtij shteti, transmeton lajmi.net.

Ai ka kujtuar se raportet mes Rusisë e NATO-s nuk kanë qenë gjithmonë të njëjta dhe se ato kanë pasur edhe bashkëpunime të ndërsjella.

Duke folur për kundërshtimin që Rusia e ka lidhur me zgjerimin e NATO-s, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi vlerëson atë që të tjerët e mendojnë por, siç është shprehur, askujt nuk i takon të përzihet në të ardhmen e tyre.

“Mali i Zi e ka zgjedhur të ardhmen e saj në rrugën e integrimit në BE dhe NATO”, ka thënë kryeministri malazez.

Rusia disa herë e ka potencuar kundërshtimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe, ka shtuar se kjo, po i nxitë tensionet gjeopolitike në rajon dhe Evropë./lajmi.net

The post Gjukanoviq – Rusisë: Vlerësoj mendimin tuaj, por mos u përzini në të ardhmen tonë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img