28,04,2024

Liga e Institucioneve Shtime: FSK  lidere, Ismajli i Artë dhe Sokoli me rekord të ri !

Must Read

19.05.2016 Shtime

Në Shtime me mjaftë sukses ka mbaruar sezoni i tretë në Ligën e Institucioneve për të vazhduar menjëherë me ndeshjet  play OFF ku gjashtë skuadra nga katërmbëdhjetë gjithsej synojnë trofeun e Kampionit të ri.

Mbrëmë u zhvillua xhiro e fundit e këtij sezoni ku FSK shënoi suksesin e ri duke ri marrë në pronësi Kupën e Liderit për të tre stinorët me radhë.

KF Vjosa u bë përcjellësja e parë e FSK-së pas fitores 3:2 ndaj KF Komunës së Shtimes ndërsa për Vjosën Fatos Sokoli vendosi rekordin e ri në ligë duke u bërë lojtari i vetëm në histori që shënon gol në të gjitha takimet e ligës , e në anën tjetër Mustafë Ismajli e riktheu në pronësi Këpucën e Artë pasi që atë e kishte fituar edhe në sezonin e dytë.

Këshillat Lokal u radhitën në fund si skuadra e tretë por ata bënë edhe një punë tjetër të madhe pasi që eliminuan nga gara KF Bajram Currin&Lasgush Poradecin.

KF QIRSKP pas debaklit që ja shkaktuan mbrëmë Shkollës së Mesme radhiten si skuadra e katërtë më e mirë në ligë, dhe tani ne Play OFF do të takohen me KF Shoqërinë Civile që radhitet e pesta dhe mbrëmë qytetarët aktiv nuk arritën më shumë se një barazim me Institutin Special Shtime dhe duke shuar përfundimisht ëndrrën e tyre për një vend në CHL.

Në poziën e gjashtë është pikërisht Instituti Special Shtime i cili fal gol diferencës më të mirë la pas Emin Durakun &Skënderbeun e cila paraprakisht kishte shënuar fitore prej 3:1 ndaj Idriz Ajetit por fitorja tyre në fund doli të jetë e pa vlerë pasi që ISSH u bë skuadra e fundit që siguron Play Off-in dhe tani do të takohet me Këshillat Lokal.

Në një ndeshje luksi Këshilli i Bashkësisë Islame mbaron kokëlartë sezonin pas fitores 3:1 ndaj KF Pastërtisë, të dy skuadrat gjasat për play off  i kishin mbyllur më herët dhe ndeshja  e mbrëmshme mes tyre ishte thjesht për të dhënë spektakël para tifozëve dhe atë e arritën pasi që KBI përmbysi gjithçka për të fituar 3:1 sfidën e fundit.

Tani pritet të nisin ndeshjet e play off ku në çerekfinale takohen:

1.Këshillat Lokal VS Instituti Special Shtime (Fituesi i tyre në gjysmëfinale takohet me Vjosën)

2.QIRSKP vs Shoqëria Civile (Fituesi i tyre në gjysmëfinale takohet me FSK-në)

Gjithashtu në Ligën e Institucioneve ka për tu zhvilluar edhe finalja e Kupës së Ligës apo Protect System CUP ku fituesi i saj automatikisht siguron edhe finalen e Super Kupës dhe një biletë për në Ligën e Kampionëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img