Në fjalën e tij në seancën e sotme, Blushi tha se Elvis Roshi i kishte dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese.
“Kam marrë sms nga Elvis Roshi. Më ka dërguar disa mesazhe kërcënuese në telefon”, tha Blushi.
Duke u drejtuar nga kryeministri Rama, Blushi tha se Roshi ka mbrojtjen e tij.
“Roshin e mbron ti, ndaj ai guxon. Mbi çfarë kriteresh mbahen në punë personazhe të tilla?”, tha Blushi.
“Kush është ky? Elvis Roshi apo Ervin Roshi? Kur kam qenë i vogël, nëpër lagjet e Tiranës kam parë plot si ai”, tha Blushi.
Pas kësaj deklarate, nga salla reagoi deputetja Jozefina Topalli, e cila nguli këmbë që kryeministri Rama të jepte shpjegim lidhur me këtë.
Kjo shkaktoi konfuzion në sallë dhe kryetari i Kuvendit njoftoi për një ndërprerje disaminutëshe.
The post Blushi: Elvis Roshi më kërcënon me mesazhe appeared first on Lajminet.