28,11,2025

Busti i Clinton në Sarandë, kryelajm në mediat amerikane

Must Read
Mediat amerikane

 

Kështu, në mes të fushatës elektorale në SHBA, një lajm nga Shqipëria ka pushtuar faqet e qindra mediave amerikane.

Një qytet shqiptar ka vendosur të ngrejë një bust për kandidaten presidenciale, Hillary Clinton, raporton CBS.

Bëhet fjalë për vendimin e marrë në Sarandë për të ngritur një bust për Clinton si vlerësim për kontributin që ka dhënë ajo për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Bashkisë, Thoma Nika tha se vendimi është marrë në mënyrë unanime nga këshilli bashkiak.

Busti do të vendoset në bulevardin kryesor, përgjatë bregut.

“Vlerësimi i bëhet për dimensionin e saj si grua në politikë dhe si përfaqësuese e miqësisë së vjetër SHBA- Shqipëri, por edhe për kontributin e dhënë për shqiptarët në momente të rëndësishme historike,” tha Nika.

Busti është prodhuar tashmë nga skulptori shqiptar, Idriz Balani.

Nika insiston se vendimi i kësaj jave nuk ka lidhje me procesin presidencial në SHBA. Për këtë vendim të Bashkisë së Sarandës, kanë raportuare dhe mediat e tjera amerikane si The Washington Post, AP, etj.

Mediat amerikane theksojnë se shqiptarët i kanë ngritur një shtatore edhe bashkëshortit të Clinton për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës.

The post Busti i Clinton në Sarandë, kryelajm në mediat amerikane appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img