Gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan se bëhet fjalë për shtetasin Bledar Ibrahimi, i cili jetonte në Pozzo d’Adda, në kufi me provincën e Bergamos.
Ai ka jetuar për tetë vite në Itali. Hetuesit kanë zbuluar se ai ishte aktiv në rrjetet sociale duke e cilësuar si “Keyboard xhihadist”.
Urdhri për dëbimin është dhënë në fillim të muajit mars për shkak të pikëpamjeve të tij radikale.
Hetimet kanë zbuluar se Ibrahimi ishte “mrekulluar nga puna e shtetit islam” dhe se “ka shprehur dëshirën për të luftuar në mesin e organizatave terroriste”.
Pas monitorimit të veprimeve të tij në rrjetet sociale, Ministria e Brendshme italiane e ka vendosur në listën e personave që përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për sulm terrorist, duke e shpallur “person të padëshiruar në shtetin italian”. Ai është në listën e 74 personave të dëbuar.
Një 25 vjeçar nga Elbasani u dëbua nga autoritetet italiane për shkak se ishte përkrahës i ISIS.
Gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan se bëhet fjalë për shtetasin Bledar Ibrahimi, i cili jetonte në Pozzo d’Adda, në kufi me provincën e Bergamos.
Ai ka jetuar për tetë vite në Itali. Hetuesit kanë zbuluar se ai ishte aktiv në rrjetet sociale duke e cilësuar si “Keyboard xhihadist”.
Urdhri për dëbimin është dhënë në fillim të muajit mars për shkak të pikëpamjeve të tij radikale.
Hetimet kanë zbuluar se Ibrahimi ishte “mrekulluar nga puna e shtetit islam” dhe se “ka shprehur dëshirën për të luftuar në mesin e organizatave terroriste “.
Pas monitorimit të veprimeve të tij në rrjetet sociale, Ministria e Brendshme italiane e ka vendosur në listën e personave që përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për sulm terrorist, duke e shpallur “person të padëshiruar në shtetin italian”. Ai është në listën e 74 personave të dëbuar.
The post Ky është shqiptari i dëbuar nga Italia si mbështetës i ISIS-it appeared first on Lajminet.