22,11,2024

Corriere della Sera’: Shqipëria, ‘Kolumbia e Evropës’

Must Read
Lazarat

Gazeta italiane e quan Klemend Balilin “Eskobari i Ballkanit”, jep të dhëna për praninë e tij të shpeshtë në Milano, ku takohej me trafikantë dhe shpërndarës shqiptarë droge dhe më pas bën një pohim: Balili është një funksionar dhe një i besuar i qeverisë shqiptare, shkruan mapo.al

Të huajve nuk iu intereson nëse është i PS-së apo i LSI-së, atyre iu bën përshtypje thjesht që një person i veshur me pushtet nga Shqipëria është kryetrafikant droge.

Corriere thekson faktin se tashmë ky kryetrafikant është zhdukur sa hap e mbyll sytë dhe hedh dyshimet se mund të gjendet në Greqi.

“Që në drejtësinë shqiptare ka diçka që nuk funksionon dihet: kriminelët që janë pranë arrestimit nga hetuesit e huaj, marrin informacione në kohë dhe zhduken. E konsideruar nga shumëkush si ‘Kolumbia e Evropës’, për prodhimin e lëndëve narkotike, ‘rafineritë’ dhe klanet që bëjnë miliona me drogën, Shqipëria po njeh një luftë të ashpër ndërmjet Shërbimeve sekrete dhe qeverisë”, shkruan e përditshmja italiane.

Histori me Eskobarë dhe Kolumbi e Evropës, këtë damkë, nuk ka diplomaci dhe fqinjësi të mirë që e heq, përveç bërjes urgjente të reformës në drejtësi, që do t’iu japë fund Eskobarëve të dukshëm dhe atyre më të rrezikshëm që qëndrojnë pas tyre.

The post Corriere della Sera’: Shqipëria, ‘Kolumbia e Evropës’ appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img