21,04,2025

Zyrtare: Kosova pranohet në FIFA

Must Read

Pritjes i ka ardhur fundi, më në fund edhe Kosova është pranuar në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë FIFA-n.

Në kongresin e 66-të të FIFA-së të mbajtur në Meksikë, delegatët e këtij kongresi kanë votuar për Kosovën.

Nga 205 delegatë që ishin pjesëmarrës në këtë kongres, Kosova ka marrë me 141 vota për dhe 23 vota kundër dhe duke hyrë kështu përfundimisht në FIFA si anëtarja më e re e saj.

Pas pranimit në FIFA, Kosova do të ketë të drejtën të luaj në kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’.

Edhe pse kishte kundërshtarë të shumtë për pranimin e Kosovës në FIFA, më në fund drejtësia erdhi në vend, fitoi futbolli, fitoi Kosova e cila është në FIFA e barabartë me të gjitha shtetet e botës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img