24,11,2024

Kafka e gjetur është e shoferit të rektorit të UT-së, i zhdukur më 2011

Must Read
Foto-ilustrim

Në bazë të analizës krahasuese të kafkës së gjetur, sipas Prokurorisë, ku saktësia e analizës ADN është me besueshmëri prej 99.9 % bëhet fjale për personin Naser Selmani nga qyteti i Gostivarit – ish shoferi i Rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Rasti për zbulimin e kafkës, u bë nga një kalimtar rasti, i cili edhe i ka informuar organet policore për kafkën e gjetur.

“Më datën 13 të muajt prill, në afërsi të vendit Strazhë – Gostivar, është gjetur një kafkë njeriu. Pas analizës së AND-së dhe pas inspektimit nëpër laboratorët biologjik, u konstatua se kafka i takon një individi mashkull i cili është shpallur si i humbur që nga data 14.10.2011” – thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore Publike.

Ndryshe, 5 vite më parë Naser Selmani u zhduk në rrethana misterioze në afërsi të Strazhës – Gostivar.

Selmani para zhdukjes e ka ushtruar profesionin si shofer i Rektorit të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit, vazhdon me zbardhjen e plotë të rastit.

The post Kafka e gjetur është e shoferit të rektorit të UT-së, i zhdukur më 2011 appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img