Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, i cili u dërgua në spitalin e Athinës i plagosur me armë zjarri, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa nuk është bërë publik emri i viktimës. Policia greke thotë se shqiptari u dërgua në spital nga një qytetar, i cili më pas u zhduk dhe u rikthye disa orë më vonë.
Autoritetet kanë nisur një hetim për këtë ngjarje dhe paraprakisht dyshohet se viktima mund të ketë qenë i përfshirë në trafiqet e drogës dhe trafikun e armëve. Nuk dihet asgjë rreth autorëve, ndërsa policia ka nisur hetimet.
The post Vritet një shqiptar në Athinë, ndërroi jetë rrugës për në spital appeared first on Lajminet.