23,11,2024

Tё diplomuarit e papunё

Must Read

Shkruan : Xheneta Musliu
Rinia e cila pёrbёn dёrmuesen nё vend priret tё jetё pjesa mё me influencё. Shumё tё rinjё luftojnё tё diplomojnё sa mё shpejtё nё mёnyrё qё tё gjejnё njё vend pune, e disa tё tjerё veçse e dinё siç shkon gjendja nё vend dhe pёr kёtё e shtyjnё diplomimin e tyre “ tё pafund”. Tё jesh i diplomuar nё Kosovё dhe tё mos jesh nё punё/profesionin tёnd pёrkatёs thjeshtё nёnkupton je njё numёr. Nё anёn tjetёr punёsimi i tё rinjёve mbetet vetёm njё pjesё e fjalimit nё fushatёn e politikanёve, pёr tё mbetur pjesё e fushatёs pa ndonjё veprim praktik deri nё fund tё mandatit. Thjesht fjalё.
Njё i ri i cili harxhon mund e para nё mёnyrё qё nё CV tё ketё kritere tё mirrёfillta dhe prioritare pёr punёsim, nuk arrinё tё punёsohet. Kjo sepse konkursi nё institucione publike ёshtё bёrё thjesht formalitet, kjo sepse vajza e dajёs, djali i hallёs, kushёriri nё katin e tretё, fёmija i shokut “idhnohet” nёse nuk i zgjedh ata.
Kjo shton atё diskrepancёn nё mes tё vendimmarrjes familjare dhe tё diplomuarёve tё papunё.
Çёshtja ёshtё e thjeshtё, pёrfitimi ёshtё prioritet ndёrsa objektiviteti i punёs thjeshtё “ёndёrr e paraqitur”.
Nё njё vend si Kosova, kur studenti i dalluar nuk pёrkrahet institucionalisht, si tё synohet reforma institucionale atёherё?
Tё rinjё tё cilёt harxhojnё para dhe mund, “vrapojnё” mbas profesorave, presin nё rradhё pёr çertifikatё tё notave, diploma, pagesa, presin profesora nё ligjёrata dhe prapё nё fund mbesin nё shtёpi.
Ata mё nuk besojnё nё shtet.
Shteti pёr ta ka njё kuptim utopik dhe se vetёm emri i mbetet i tillё.
Dhe tasht!!.
Vёnё qantёn mbi supe dhe ndonjё tren/autobus pёr ndonjё shtet larg shtetit tё tij.
Kjo sepse ndeshen çdo ditё me thashetheme nga mё tё ndryshme tё fqinjёve, rrethit dhe gjithё atyre qё i takon me pyetjen, “ Me diplomё e i papunё je a ?” , “Po qysh bre ti je kon student/e e mirё?”.
E nё anёn tjetёr sheh kolegun/en i cili ёshtё biri/bija e njё deputeti/ministri/kryetari kryen shkollime nga mё tё avancuara. Udhёtime çdo vikend, plazhet nga mё tё bukura, fotografi nё dreka/darka dhe çka mё mirё… pse jo, kur njё gjё tё tillё e ka mundёsi..?
E studenti i diplomuar pret pёr konkurse tё reja pune, pёr konkurse pa konkurs dhe pёr konkurse tё konkuruar qysh moti.
Njerёz qё kanё ruajtur qysh gjatё atё vend pune, nepotizimi dhe politizimi i ka arritur skajet e saj nё çdo institucion, veçanёrisht nё atё publik.
Po tё hysh nё objektin e komunёs, tё duket si institucion i rёndёsishёm dhe vendimmarrёs, por ёshtё institucioni mё i thjeshtё prej tё gjithёve.
Zyrtarёt/et aty bёjnё vetёm punёn e tyre sistematike qё e bёjnё çdo ditё, kafet e tyre triherё ditёshe (nё mos edhe mё shumё) dhe sfilatat e korridorёve. Tё kaluarit jashtё rutinёs i bёnё ata tё pёrballen me frikёn pёr tё humbur atё vend pune. Ata preferojnё njё gjё tё tillё stabile, pa shumё mund dhe para, sa pёr tё “punuar” ( nёse njё gjё tё tillё vazhdojnё ta bёjnё), ndёrsa nё anёn tjetёr korridoret e komunёs janё tё mbushura me rradhёt e qytetarёve. E kёshtu punohet nё komunё.
Rruga mё e mirё do tё ishte revolucioni pёr ndryshimin e kёtij sistemi tё koklavitur burokratik. Tё i thёrrasim tё diplomuarit e zellshёm, tё marrim kuadro tё mira dhe tё krijojmё njё rrjetёzim tё mirё dhe tё fortё pёr vendimmarrje. Vendimmarrje e cila forcёn e vetё e bazon nё arsye dhe punё. Kёshtu do tё mundёsohej poashtu edhe njё vendimmarrje mё racionale.
Ndaj Ju qeveritarё/pushtetarё, nёse pak e doni vendin tuaj, pёr tё cilin u dha shumё kontribut, duhet tё ndryshoni mendjen tuaj.
Na shikoni pak pёrreth, jemi ne tё diplomuarё tё papunё!!
Krijoni mundёsi tё reja pёr ne… pёr tё ardhmen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img