23,11,2024

Hapja e zyrës së BE-së në Gjilan për bashkëpunim ndërkufitarë

Must Read

 

Shkruan: Refik HASANI

Dje, isha në vizitë të zyrës në Gjilan të sekretariatit të përbashkët teknik në mbështetje të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar,shtytja është që vërtet Anamorava të jetë bartëse e projekteve në realizimin përfitimeve të lokaliteteve,vendbanimeve dhe disa Komunave e tri Rajoneve të përbashkëta. Hapja në Gjilan e zyrës së sekretariatit të përbashkët teknik në mbështetje të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar me Komunën e Kumanovës duhet përshëndetur.  Nën patronatin e instancave dhe mekanizmave të BE-së duke aktivizuar edhe dy ministritë përkatëse të Maqedonisë dhe Kosovës u arrit që më në fund të kuptohet rëndësia e trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë.  Kosova-Maqedonia-Serbia, të tri shtetet e kan një synim të përbashkët të integrohen në BE, duke  rikrijuar lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele të barabarta institucionale ku vendosja e bashkëpunimit ndërkufitarë në nivelin Komunal. Bashkëpunimi ndërkufitarë është më se i domosdoshëm të fillohet sa më par, pasi ndërvarësia gjeografike , mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike jan parametra që duhet bashkëpunuar në mesë Komunave kufitare. Bashkëpunimi do të prodhonte efekte që të binjakëzohen, vëllazërohen dhe miqësohen Komuna e Gjilanit dhe Rajoni i Anamoravës me Komunën fqinje të Preshevës, Bujanocit, Medvegjën, Kumanovës dhe Likovën. Përfitimet janë, si në:  Bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregu i punës, ambient, trashëgimi kulturore, shërbime publike,shëndetësi, edukim, udhëheqja  e përbashkët  dhe partneriteti në projekte dhe program të interesit të përbashkët në trekëndëshin kufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë.

Arritja e objektivave përmes mbajtjes së tryezave të rrumbullakëta me tema që qojnë në lehtësira në bashkëpunim  të moduleve, trajnimeve, evenimeteve dhe organizimit të  hulumtimeve deri në konferenca ndër-komunale dhe të Rajoneve  kufitare. Presim që pasi Kosova është anëtare e marrëveshjes të CEFTA-s dhe përfiton nga preferencave tregtare ATP me BE-në dhe që nga janari 2007 e tutje, Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimit (IPA) zëvendëson një varg programesh të Bashkimit Europian dhe instrumenteve financiare për shtetet kandidate apo shtetet kandidate potenciale që tani janë jo vetëm Kosova,Maqedonia, Serbia por edhe Shqipëria e Mali i Zi. Kjo zyrë tani vetëm për bashkëpunim ndërkufitarë në mesë të Maqedonisë dhe Kosovës shumë shpejt të fillon bashkëpunimin edhe të Gjilanit me Preshevën dhe Bujanocin  për grande e programe të  IPA I dhe , IPA II , do të fillon një kapitull dhe frymë e re që do të mbulon periudhat e dekadave të ardhshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img