24,11,2024

Basha: Kushti i radhës, qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme

Must Read
Lulzim Basha

“Ditë shumë e bukur sot jo thjesht për nga moti, por sepse është dita kur simboli i oligarkisë, Koço Kokëdhima mori sot atë që donte çdo qytetar: heqjen e mandatit për abuzimin me Kushtetutën, për korrupsionin, për përfitim të parave të taksapaguesve shqiptarë. Para që në vend që të kthehen në rroga e pensione më të larta përfundojnë në xhepat e oligarkëve, si në rastin e kryeoligarkut të jugut Koço Kokëdhima”, ka thënë Basha.

Sipas tij, kjo është jo vetëm një fitore e PD që ka mbrojtur të drejtën e kauzës kundrejt Koço Kokëdhimës, por është një fitore e të gjithë atyre që duan një politikë të pastër nga konflikti i interesit.

Arsyeja tjetër përse kjo sipas Bashës është një ditë e bukur është sepse, “po fillojnë të kërcasin ingranazhet e krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim nga pesha e ligjit të dekriminalizimit”.

“PD fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e zbatimit të këtij ligji përmes denoncimeve në një portal për ato që dinë për zyrtarët e fshatit, qytetit, apo edhe ministrat. Le ta bëjmë këtë ligj efektiv, duke larguar nga politika dhe vendimmarrja njerëzit me rekorde të tmerrshme kriminale”, ka thënë Basha.

Gëzimi i tretë për kreun e PD ka të bëjë me reformën zgjedhore, për të cilën grupi parlamentar demokrat, siç tha ai, ka vënë piketat.

“Grupi ynë finalizoi diskutimet për reformën elektorale. Vendosëm t’i propozojmë komisionit ad hoc për reformën zgjedhore votimin elektronik me shenjat e gishtërinjve, kontrollin e financave të partive dhe kriminalizimin e donacioneve private, përmes financimit 100 për qind nga buxheti i shtetit. Gjithashtu, vendosëm të propozojmë lirinë e medias dhe hapësirën e barabartë mediatike dhe të tjerë parametra europianë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka thënë Basha.

Por një prej parametrave të përmendur prej tij duket se do të jetë i vështirë të realizohet, në mos i pamundur. “Parametrat janë për një qeveri teknike, sepse Rama ka treguar se nuk është në gjendje të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Pa një reformë zgjedhore, asgjë tjetër nuk do të funksionojë normalisht në vend”, ka shtuar Basha./ Top Channel

The post Basha: Kushti i radhës, qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img