24,11,2024

Rriten për 20 për qind kërkesat për pasaportë biometrike

Must Read

Numri i qytetarëve të Kosovës për tu pajisur me pasaportë biometrike, pas vendimit të Komisionit Europian për rekomandim të heqëse së vizave për kosovarët, ka shënuar rritje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), numri i aplikimeve është rritur për 20 për qind, në krahasim më një ditë të zakonshme para datës 4 maj, kur edhe KE ka dhënë rekomandimin për heqjen e vizave, raporton lajmi.net.

Në MPB thonë se pavarësisht shtimit të numrit të aplikimeve, ka mjaftueshëm pasaporta biometrikë dhe, se puna është duke vazhduar normalisht.

“Po ka një shtim të numrit të aplikimit, nëse flasim me shifra konkrete nga një ditë e zakonshme kur kanë aplikuar qytetarët, kemi një rrije për rreth 20%,  por mund të ju konfirmojmë se në Departamentin për Prodhim të Dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka sasi të mjaftueshme të pasaportave biometrike dhe sistemi është duke punuar shkëlqyeshëm dhe puna është duke vazhduar normalisht dhe pavarësisht rritjes së kërkesave për aplikim të qytetarëve, ne kemi sasi të mjaftueshme që t’i pajisim qytetarët tanë me pasaporta biometrike brenda afatit të paraparë me ligj”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, për lajmi.net.

Kjo ministri ka bërë të ditur se, deri më tani, 1,312,602 kosovarë janë të pajisur me pasaporta, ndërsa pasaporta biometrike të lëshuar nga MPB janë 666319, kurse numri i pasaportave jo biometrikë të lëshuar është 646283.

“Për pajisje me pasaportë për herë të parë, ripërtëritje, korrigjim, ndërrim të dhënave dhe humbjes, dëmtimit në të gjitha rastet e aplikimit për personat me moshën mbi 18 vjeçare, çmimi është 30 euro. Për pajisje me pasaportë për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare(për të gjitha llojet e aplikimit) çmimi është 20 euro. Për pajisje me pasaportë për pensionistët (për të gjitha llojet e aplikimit), çmimi është 15 euro, etj. Ndërsa qytetarët që kërkojmë pasaportë me procedurë të përshpejtuar brenda afatit prej 48 orëve, duhet të paguajnë 80 euro”, kanë thënë për lajmi.net zyrtarë të MPB-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img