Njësiti i policisë për krimeve ekonomike në Ferizaj me urdhëresë të Gjykatës Themelore ka mbyllur tri pompa të benzinës në Ferizaj, depon kryesore të furnizimit dhe ka sekuestruar 57 hektarë tokë.
Gjatë këtij operacioni ekipet nuk kanë hasur në ndonjë rezistencë. Pompat e benzinës të cilat u sekuestruan ishin më parë prone e ish Kosovapetrol.
“Operacioni ka shkuar sipas planit operativ dhe nuk kemi pasur ndonjë problem gjatë zbatimit te urdhëresës së Gjykatës”, i tha FerizajPressit përmes telefonit Fatmir Karaliti, shef i njësitit për Krime Ekonomike për Regjionin e Ferizajt./Ferizajpress.com