03,05,2024

Klinika Mobile për ndihmë juridike falas, vendoset në oborrin e Komunës së Kaçanikut

Must Read

Agjencia për ndihmë juridike falas, sot ka filluar shërbimet juridike falas në Komunën e Kaçanikut. Që nga sot (04 Maj 2016) deri më datë 31 Maj 2016 , klinika mobile për ofrimin e ndihmës juridike falas do të ju shërbej qytetarëve të Komunës së Kaçanikut.

Nëse keni probleme nga marrëdhënia familjare, nëse keni çështje të pazgjidhura pronësoro-juridike, nëse keni probleme nga marrëdhënia e punës, nëse dikush është marrëdhënie detyrimore me ju, nëse keni kërkesa që duhet të zgjidhen nga organet administrative, nëse duhet të zhvilloni procedurë gjyqësore, ose dikush po zhvillon procedurën gjyqësore kundër jush, nëse jeni të arrestuar apo të paraburgosur, ju keni nevojë për ndihmë juridike falas, që ofrohet në zyrat e ndihmës juridike, nga zyrtarët dhe nga avokatët e angazhuar prej zyrave të ndihmës juridike.
Për informata të tjera drejtohuni tek Klinika Mobile për ofrimin e ndihmës juridike falas në oborrin e Komunës së Kaçanikut.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img