Kryeministri Isa Mustafa sot do të takohet me shefin e zyrës së BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar.
Në njoftimin për media thuhet se takimi do të nis në ora 13:30 duke mos thënë detaje tjera.
Ndërsa në ora 15:00, Komisionari për Migrim Dimitris Avramapolous dhe ministri Hyseni do të mbajnë konferencë për media në lidhje me vendimin e Komisionit Europian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Në orën 15:00 do të ketë një konferencë për shtyp në mes të komisionarit Dimitirs Avramapolous dhe Ministrit të brendshëm të Kosovës, Skënder Hyseni”, thuhet në njoftimin e BE’së