25,06,2025

Mustafa pas pranimit të Kosovës në UEFA: Detyra jonë e re ta përkrahim sportin

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur në një konferencë për media pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Ai ka thënë se ky është një moment historik për gjeneratat e Kosovës. Mustafa ka thënë se do ta mbështet sportin e Kosovës për ta përgatitur rrugën.

“Ka qenë një përkrahje e fuqishme e këtij anëtarësimi tonë. Unë isha dje në një takim me kryeministrin e Hungarisë, biseduam për bashkëpunim tonë dhe për përkrahjen e Hungarisë edhe në fushën e sportit.

Tani gjendemi në një histori të re, sot shfrytëzoj  rastin t’iu uroj sukses shumë gjeneratave dhe kjo fitore shumë e madhe iu dedikohet të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë iu garantoj se do të bëj çdo gjë ta përkrahim sportin në çdo fushë sepse kjo është detyra jonë e re”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në Ferizaj: Dëmtohen tri vetura, arrestohet 38 vjeçari

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në rrugën “Brahim Ademi“, në Ferizaj. Lidhur me rastin është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img