14,01,2026

Gjyshi trafikant drogë, merrte nipin me vete për maskim

Must Read

58-vjeçari maqedonas Stojan Trajkovski, është një ndër meshkujt e arrestuar tre ditë më parë nga policia italiane për tregtim heroine dhe kokaine e destinuar për tregun e Trieste-s, shkruajnë mediet lokale.

Doza të lëndëve narkotike dyshohet se do t’u shiteshin të rinjve.

Sipas hetimeve, ishte pikërisht gjyshi, ai që drejtonte trafikun, duke përfshirë në të edhe shpërndarës të tjerë droge.

Maqedonasi u arrestua të mërkurën, teksa ndodhej në automjetin e tij së bashku me nipin 4-vjeçar dhe bashkëshorten, e cila u arrestua gjithashtu, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

The post Gjyshi trafikant drogë, merrte nipin me vete për maskim appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img