28,11,2024

Turizëm me bunkerë (Video)

Must Read

Të përditshmes britanike i duket mjaft interesante ideja e joshjes së turistëve në këtë mënyrë. Në fund të fundit, kush është ai që nuk do të bëhej kurioz?

Bunkeri, i krijuar për mbrojtje në rast të një sulmi atomik, është relikja e fundit e së shkuarës së errët komuniste të vendit, që prezantohet në formën e një atraksioni modern turistik.

Strehimi me sipërfaqe 1.000 metra katrorë, i ndodhur poshtë Ministrisë së Brendshme, u ndërtua në vitet ’80 për të strehuar stafin në rast rreziku. Ai ka një soletë betoni me trashësi dy metra dhe të pakten 46 ndarje.

Duke cituar zyrtarë shqiptarë, “Daily Mail” shkruan se kthimi i kësaj hapësire në muze ndihmon në ruajtjen e historisë së vendit. Frika e një pushtimi nga armiqtë, kryesisht imagjinarë, e shtyu regjimin e dikurshëm të ndërtonte 700 mijë bunkerë betoni të të gjitha përmasave, në çdo cep të vendit.

Një çerekshekulli pas rënies së komunizmit, – vazhdon tabloidi, – shumica janë ende aty, më të mëdhenjtë e të cilëve të shndërruar në bare, restorante, banjo publike, fole dashurie për çiftet, apo edhe në vende për të fjetur. /TopChannel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YugWmD5J9sQ?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Turizëm me bunkerë (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img