Burimet thonë se ajo ka denoncuar direkt Emiljano Shullazin dhe krahun e djathtë të tij, Gilmando Dani për marrjen e një prone në afërsi të zonës së njohur si “Zogu i Zi” që kap një vlerë rreth 1 milion euro. Mësohet se kallëzuesja është me profesion juriste dhe ka një moshë rreth të 50 -ve, e cila ka treguar me detaje kalvarin e vuajtjeve dhe kërcënimeve të Shullazit dhe bandës së tij për t’i marrë pronën.
Ajo ka pretenduar se prona, i është marrë dhe është regjistruar në emër të Gilmando Danit. Për marrjen e kësaj prone, denoncuesja, që është marrë në mbrojtje nga policia dhe prokuroria, ndër të tjera ka thënë se Shullazi e banda e tij kanë kërcënuar edhe një gjyqtare të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative në Tiranë. Gjyqtarja që kishte në proces një veprim administrativ me Hipotekën e kryeqytetit, ku pas presionit vendimi është dhënë në favor të tyre ka denonuar denoncuesja e mbrojtur.
Deklarimet e kësaj shtetase, burimet thonë se po verifikohen me provat dhe veprime në terren, për të parë se sa qëndrojnë këto pretendime. Nga ana tjetër, prrokuroria sqaron se është në pritje të përgjigjieve nga Hipotekat në vend, ku është kërkuar evidentimi i pronave ku Shullazi dhe pjesëtarët e bandës së tij figurojnë si pronarë. Me evidentimin e tyre, grupi hetimor thotë se do të kërkohet sekuestrimi i tyre deri në sqarimin e mënyrës së përfitimit të këtyre pronave, pasi Shullazi është shprehur se është i papunë.
Sipas akuzës, prokurorët janë në pritje të kallëzimeve të biznesmenëve, të cilët dyshohet se janë gjobitur nga Shullazi dhe banda e tij, duke i marrë shuma të konsiderueshme parash. Pasi deri më tani asnjë prej tyre nuk ka pranuar se i është vendosur gjobë apo të kenë paguar te Shullazi. Deri më tani, thonë prokurorët në dosje ndodhen vetëm informacione të ndryshme të policisë dhe Shërbimit Sekret, që kanë zbardhur në rrugë operative aktivitetin e bandës së drejtuar nga Shullazi.
The post Zbardhen detajet: Kush është gruaja që do të fundosë Shullazin appeared first on Lajminet.