Komisioni Evropian do të vendos pasditen e sotme për agjendën e së mërkurës kur pritet që Kosova të jetë në rend të ditës.
Mediat e huaja kanë raportuar se Kosova do të marrë zyrtarisht përgjigjen pozitive sa i përket Liberalizimit të Vizave ditën e mërkurë.
Por ende nuk dihet saktë nëse Kosova do të jetë në agjendë, pasi ajo do të konfirmohet brenda ditës së sotme. Kështu kanë deklaruar për “zeri.info” zyrtar të BE-së.
“Të hënën pasdite ne do ta konfirmojmë agjendën e Komisionit, pasi ajo të finalizohet nga drejtuesit e kabineteve”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.
Megjithatë në BE e kanë konfirmuar përgjigjen pozitive për vizat.
“Presidenti Juncker është takuar me kryeministrin Isa Mustafa me 27 prill në Bruksel. Ata kanë diskutuar për procesin e mirë që ka bërë Kosova në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave. Presidenti Juncker e ka informuar kryeministrin Mustafa për përgjigjen pozitive të Komisionit” thuhet në përgjigjen e zyrës për informim.
Këtë e ka konfrimuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi