Prej një kohe të gjatë bashkë me nënën dhe motrën e saj kërcënohen nga babai me iniciale B.P, ndërsa prej rreth 89 muaj janë ngacmuar seksualisht prej tij.
Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin e një rasti të pazakontë, ku një kryefamiljar është akuzuar për dhunë në familje dhe për ngacmim seksual të dy vajzave të tij. I pandehuri B.P., 45 vjeç, është shpallur fajtor për akuzën e “ngacmimit seksual” dhe “dhunës në familje”, dhe është dënuar me 5 vjet burg.
Ai ka përfituar uljen e një të tretës, për shkak se gjykimi është zhvilluar me kohë të shkurtuar. B.P. u kallëzua për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij. Këtij kallëzimi i janë bashkuar edhe dëshmitë rrëqethëse të dy vajzave adoleshente të çiftit, sipas të cilave, babai ushtronte dhunë fizike e psikologjike në familje, dhe se i kishte ngacmuar seksualisht për muaj me radhë. Në vijim zbardhen detaje të historisë dramatike, referuar vendimit të gjykatës të shpallur më 25 prill në Gjykatën e Tiranës.
KALLËZIMI PËR DHUNË
Në një nga ditët e gushtit 2015, rreth orës 18:30, në Komisariatin e Policisë Nr.2 është paraqitur shtetasja A., banuese në Tiranë. Ajo ka kallë zuar se bashkëshorti i saj, i pandehuri B.P., rreth orës 12:00 të një natë më parë e kishte goditur me pëllëmbë, si dhe e kishte kanosur për jetën dhe prej një kohë të gjatë familjarisht janë viktima të dhunës së tij. Me të pandehurin e dëmtuara ka lidhur martesë në vitin 1995, kohë kur dhe kanë emigruar në një nga shtetet fqinje. Para disa vitesh janë kthyer në Shqipëri dhe janë vendosur në Tiranë, ndërkohë që B.P. ka vazhduar të qëndrojë dhe punojë në emigracion. Gjatë kohës së jetesës jashtë vendit, ai i ka dhunuar vazhdimisht, gjë të cilën ka vazhduar ta bëjë dhe në qytetin e Tiranës. Më 30 dhjetor 2014, i pandehuri e ka goditur bashkëshorten e tij me grushte në prani të fëmijëve. Po ashtu, në një rast tjetër, në datën 20.01.2015, ai ka ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike duke iu shprehur “Do të të hedh nga kati i 10, do të të ther si kec, do të të heq kokën, familje langaraqësh”, dhe më pas ka kthyer televizorin, veprime të kryera në sy të fëmijëve të mitur, shkruan “Panorama”.
NGACMIMI SEKSUAL
Në lidhje me ngjarjen, shtetasja M. deklaron se: Prej një kohe të gjatë bashkë me nënën dhe motrën e saj kërcënohen nga babai, ndërsa prej rreth 89 muaj është ngacmuar seksualisht prej tij. Në një nga ditët e janarit 2015, rreth orës 16:00, kur ka qenë në shtëpi shtrirë në krevatin e dhomës së gjumit të prindërve vetëm me motrat dhe vëllain e vogël, babai i është afruar dhe ka filluar ta prekë në vende intime. Po ashtu, në një rast tjetër të po këtij muaji, kur kanë qenë të gjithë pjesëtarët e familjes dhe ajo ka qenë shtrirë në divanin e shtëpisë duke luajtur me telefonin e saj, pas mesnate babai ka dalë nga dhoma e tij e gjumit, i është afruar dhe i ka thënë “Shtyhu që të flemë bashkë”. Ajo i është përgjigjur “Ti ke vendin tënd për të fjetur me mamin, ndaj mos më bëj që të keqkuptohem”. Gjatë gjithë këtyre muajve, babai e ka dhunuar edhe fizikisht. Kështu, rreth muajit shkurt, në sallonin e ndenjes babai i ka bërtitur dhe më pas e ka qëlluar disa herë me pëllëmbë. Po ashtu, në raste të tjera kur ajo futej në dush për t’u larë, babai futej brenda dhe i thoshte “Nuk ka problem se jam babai yt dhe mund të të shoh”. Babai ushtron dhunë ndaj nënës dhe motrës së saj. Në shumë raste e ka parë të godasë nënën me pëllëmba, grushte dhe shkelma. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ndaj motrës së saj.
“BABI NA FUTEJ NË DUSH”
Ndërsa shtetasja X. deklaron se prej një kohe të gjatë së bashku me nënën dhe motrën e saj M. kërcënohen nga babai. Gjithashtu, prej disa kohësh, rreth 6 muaj, ndihet e ngacmuar seksualisht prej tij. Rreth muajit qershor kur ka qenë në shtëpi në sallon, babai i është afruar dhe ka filluar ta marrë me të mira dhe të bëjë shaka me të. Pastaj e ka prekur me dorë nga gjoksi. Në shtëpi është ndodhur mamaja, por nuk i ka thënë, pasi i vinte shumë turp. Kjo gjë ka ndodhur dhe rreth muajit janar 2015, kur ka qenë duke fjetur në sallon. Babai ka filluar ta prekë në zonat intime të trupit. Ai e ka ngacmuar dhe kur ka qenë në dush duke u larë. Ka tentuar të hapë derën e dushit, por ajo nuk e ka lënë. Babai e ka dhunuar shumë herë. Në një rast rreth muajit maj, ai i ka bërtitur dhe e ka gjuajtur me pëllëmbë. Babai ka ngacmuar gjithashtu me veprime të turpshme motrën M., e cila në disa raste i ka thënë se ai e kishte prekur në pjesët intime.
The post Tiranë, vajzat: Për 89 muaj babai na ngacmonte seksualisht appeared first on Lajminet.