Agjencia italiane e lajmeve ANSA, shkruan se i riu shqiptar jetonte bashkë me familjen në Castiglione del Lago që prej vitit 2004.
Ai akuzohet për krime të ndryshme, në total 11 vepra penale, të kryera në zonën e Trasimeno-s.
Për këtë arsye, Zyra e Emigracionit u ka kërkuar karabinierëve që të përgatisin urdhrin e dëbimit të të riut në Shqipëri për rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Shqiptari ishte drejtuesi i një bande të rinjsh që merreshin me vepra të ndryshme kriminale.
The post 21-vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia, konsiderohet si i rrezikshëm appeared first on Lajminet.