22,04,2025

Pornografia online, pesë vajzat në hetim në gjendje të lirë (Video)

Must Read

Përveç chat-line-it pornografik, grupi i hetimit ka dyshime se tre vajzat e punësuara në mënyre të paligjshme nga dy menaxheret, linin takime me klientët, duke ushtruar në këtë mënyrë prostitucionin kundrejt pagesave.

Për këtë arsye, grupi i hetimit është duke verifikuar njësitë qendrore kompjuterike, që tashmë janë sekuestruar, ku pritet të zbardhen bisedat dhe caktimin e takimeve me kliente të ndryshëm.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë mbi vajzat, mund të rëndojë edhe akuza e ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Ky aktivitet i paligjshëm kryhej në dy ambiente të marra me qera nga menaxherët e kompanisë “Adult Work”, chat line, njëri në Rrugën e Kavajës dhe tjetri pranë Unazes së Re.

Paralelisht me këtë hetim, policia pritet të verifikojë edhe dhjetra salla të tjera call center që ushtrojne aktivitetin në kryeqytet. /TopChannel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FdBUAujYH3Q?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Pornografia online, pesë vajzat në hetim në gjendje të lirë (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img