24,11,2024

Ana Veizit iu shua ëndrra për bashkimin e prindërve më 21 Janar (Video)

Must Read
Ana Veizi

Me këtë shpresë e priste kthimin e të atit nga Greqia.

“Më ka thënë që do të vinte sërish në janar, do të vinte sërish të më takonte, sepse unë për atë isha personi më i shtrenjtë, personi më i dashur dhe prisja shumë që ta takoja. Mëngjesin e 21 Janarit më merr halla dhe më thotë që mund të vinte babai tek unë të më takonte pasi të kthehej nga Tirana. E prita shumë, por nuk mora gjë tjetër veçse një lajm që më ndryshoi jetën”, rrëfen Ana.

Ana ishte nga ata fëmijë që e ndiqte pak televizorin dhe më së shumti lexonte libra, ndaj atë ditë nuk pa asnjë copëz nga protesta në bulevard dhe as këputjen e të atit përpara derës së Kryeministrisë.

“Ngaqë isha shumë e vogël nuk më ishte shpjeguar fakti që do të shkonte në protestë për të kërkuar të drejtat e tij dhe nuk e dija çfarë kishte ndodhur atë ditë. Më pas, të nesërmen, herët në mëngjes vjen daja dhe më thotë që babi ishte plagosur, por dëgjova të tjerët që qanë dhe e dija shumë mirë që ai nuk merrte më frymë”, kujton sot Ana.

Ky ishte çasti  që ndryshoi përgjithmonë jetën e saj. Ëndrra e pasjes së një familjeje të bashkuar iu zëvendësua me një tjetër; të bëhet gjyqtare.

Në vijim,  gjatë marshimeve në përkujtim të 4 të vrarëve në Bulevard , fytyra e saj e përlotur u kthye në simbolin e 21 Janarit. Sot, megjithëse në prag të adoleshencës, brenda vetes vijon ta mbajë kohën tek ajo vajza e vogël që po përpiqen ta ruajnë nga dhimbja.

“Pas 21 Janarit ka ndryshuar çdo gjë tek unë. Nuk arrija të gjeja qetësinë si fëmi, nuk arrita të kaloj një fëmijëri që kalon çdo fëmijë. Ishte shumë e tmerrshme, aq e vogël të shohësh babanë tënd tek vritet para derës së Kryeministrisë dhe bie në një mënyrë aq të tmerrshme! Isha 11 vjeç. Nuk kuptoja asgjë. E vetmja gjë që kisha përbrenda ishte urrejtja dhe e vetmja gjë që doja ishte drejtësia”, thotë Ana.

Gjatë këtyre pesë viteve, urrejtja e Anës është kthyer në një pyetje ndaj Agim Llupos, njeriut që vrau Ziver Veizin.

“Nëse unë atë përson do ta kisha përpara do t’i bëja vetëm një pyetje; nëse ti ke fëmijë, si do të ndiheshin fëmijët e tu? Nëse ti ke familje, si do të ndihej familja jote?”, pyet vajza e Ziver Veizit.

Pas vendimit në Gjykatën e Lartë, që vendosi një vit burgim për vrasësin e të atit, pritja për drejtësi i la vendin zhgënjimit

“Nuk di më çfarë të besoj, sepse dalëngadalë po më shuhet çdo shpresë dhe mendoj që nuk do të gjej drejtësi, jo vetëm tek shteti, jo vetëm tek gjykatat, por askund”, thotë ajo. /TopChannel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=-fMtPJHMuZg?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Ana Veizit iu shua ëndrra për bashkimin e prindërve më 21 Janar (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img