Nga operacioni i nisur më 20 prill, janë arrestuar 11 të rinj, raportojnë mediat spanjolle, ndërsa kreu i bandës ishte një 28-vjeçar shqiptar.
Ky i fundit, së bashku me ekipin e tij, sillnin hajdutë nga Kruja, i gjenin banim e makinë dhe i pajisnin me dokumenta false. “Në Krujë, fjala u përhap se në Spanjë mund të fitoje para lehtë”,tha në një deklaratë për mediat një zyrtar i policisë spanjolle.
Hetuesit spanjollë punësuan një shqiptar për të përkthyer bisedat mes anëtareve të bandës. Por, ky i fundit u tregoi atyre se ishin në përgjim. Policia e kuptoi këtë dhe së bashku me pjesëtarët e bandës arrestoi edhe përkthyesin.
The post Goditet banda e hajdutëve nga Kruja që terrorizuan Barcelonën appeared first on Lajminet.