Kështu ka thënë lideri i partisë “Dveri”, Boshko Obraoviq,që kanë koalicion me Partinë Demokratike të Serbisë (DSS).
“Nuk ka dyshim që KQZ po mundohet që në çdo mënyrë ta largojë nga pragu koalicionin Dveri-DSS, por ne nuk do të lejojmë që të na vjedhin”, ka thënë Obradoviq, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar se vjedhjet më të mëdha është bërë në votimet në Kosovë. Obradoviq ka shtuar se KQZ-ja e Serbisë dëshiron t’i përsëris zgjedhjet në 15 qendra të votimeve, atje ku koalicioni Dveri-DSS ka pasur rezultat të mirë.
“KQZ shumë shpejtë i ka numëruar 98 për qind të votave, ndërsa për më shumë se 70 orë, nuk o arrijnë ti numërojnë vetëm 1.96 për qind. Edhe ky është një arsyetim për dyshimet tona”, ka thënë ai. /lajmi.net
The post “Në Kosovë pati vjedhje të mëdha gjatë zgjedhjeve serbe” appeared first on Lajminet.