07,11,2025

Komuna e Kaçanikut ndanë 50 bursa studentore

Must Read

Komisioni Komunal për përzgjedhjen e bursistëve të Komunës së Kaçanikut i themeluar nga Kryetari i Komunës Besim Ilazi, ka publikuar listën e 50 studentëve përfitues të bursave. Sipas Drejtorit për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, secili student përfitues do të gëzojë bursën në vlerë 40 euro për përudhën 10 mujore. Të gjithë përfituesit duhet të sjellin xhirollogaritë e tyre bankare në Komunën e Kaçanikut, përkatësisht në katin e katërt, Zyra e Administratës Komunale e DKA-së.

Për hir të transparencës, janë publikuar të gjithë aplikuesit dhe numri i pikëve të fituara në këtë proces, ndërsa nga numri rendor 1 deri 50 janë përfituesit e bursave.
Lista tashmë është publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Kaçanikut në listat e më poshtme.

Bursa1 Bursa

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img