Një parti shumë e ngjashme është formuar në Serbi, të cilët kanë marr pjesë në zgjedhjet e fundit. Bëhet fjalë për iniciativën qytetare “Vetëm shumë” të cilët kanë garuar në zgjedhjet në qytetin Mladonovc duke fituar 21 për qind të votave, transmeton lajmi.net.
Njëjtë si partia e tyre si motër në Kosovë, edhe këta të gjithë fushatën e kanë bërë duke satirizuar me partitë tjera të mëdha.
Lideri i kësaj partie Lubisha Preletaçeviq – Beli, i ka bërë thirrje partisë së Vuçiqit që të krijojë koalicion në qytetin e Mladenovciq por, sipas tij, kjo do të arrihej nëse kreu i partisë më të madhe në Serbi, u jep një shumë parash prej 750 milionë euro.
Ai gjithashtu ka publikuar një video duke bërë sarkazëm me kryeministrin në detyrë, Aleksandar Vuçiq dhe me politikanët tjerë që janë në pushtet./lajmi.net
The post Një parti serbe “kopjon” Partinë e Fortë të Kosovës (Video) appeared first on Lajminet.