Kjo është ajo që raporton media prestigjioze “Vice”, në një reportazh publikuar sot kushtuar rrugës së heroinës nga Afganistani në Britani, shkruan syri.
Vice citon një ish drejtues policie në Turqi, i cili shprehet se në shtetin evropiano-aziatik, janë bandat shqiptare ato që kanë marrë në dorë kontrollin e tregtinë e heroinës.
Për vite me radhë, bosët e vërtetë të tregtinë së heroinës kanë qenë shtetas turq që jetonin në shtete të ndryshme të Evropës, thotë ai, duke shtuar se tani janë grupet shqiptare të krimit ata që kanë marrë kontrollin e pjesës më të madhe të biznesit të heroinës në Turqi.
“Paratë që fitohen nga tregtimi i heroinës, tani po investohen në biznese te ligjshme, si kazinotë”, tha ish shefi i policisë, që ka preferuar të ruajë anonimitetin.
Pas hyrjes në Turqi, çdo sasi heroine që nuk është konfiskuar nga policia transportohet drejt Evropës Perëndimore, përmes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Greqisë.
The post Shqiptarët kontrollojnë tregun e heroinës që vjen nga Afganistani appeared first on Lajminet.