25,11,2024

Serbia të detyrohet t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve

Must Read
Shaip Kamberi

Ai ka shprehur optimizëm se kjo do të ndodhë gjatë procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka pranuar se për shqiptarët e kësaj ane opsioni më i mirë është fitorja e Aleksandër Vuçiqit sesa e ultra nacionalistëve.

“Duke pasur parasysh se ne shqiptarët në Luginë e kemi të vështirë ta gjejmë variantin më të mirë, duhet të zgjedhim mes varianteve më të këqija. Megjithatë, ky kryeministër, i cili është orientuar të bashkëpunojë me BE-në dhe do të detyrohet të bashkëpunojë edhe sa i përket respektimit të standardeve për pakicat, është opsioni më i mirë sesa opsionet ultra nacionaliste të tjera, të cilat tani janë futur në parlament”, ka thënë Kamberi.

Ai e ka ftuar gjithë lidershipin politik të Luginës dhe dy qeveritë shqiptare, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës, të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare për t’i bërë presion Serbisë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë trevë.

“Ajo që mbetet është se ne me angazhimin tonë, duke shpresuar edhe në ndihmën që do të kemi nga Kosova dhe Shqipëria, ta bindin bashkësinë ndërkombëtare që të ndikojë në qeverinë serbe që të drejtat e shqiptarëve t’i respektojë sipas standardeve të përcaktuara”, është shprehur Kamberi.

Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë nuk është shprehur i kënaqur që në këtë legjislaturë shqiptarët do të jenë të përfaqësuar vetëm me një deputet. Sipas tij, nëse shqiptarët do të shkonin në zgjedhje me një listë të përbashkët, do t’i merrnin tri ulëse të deputetit.

Kamberi është zotuar se do ta ndryshojë qeverisjen në Komunën e Bujanocit, duke bërë një menaxhim ndryshe të buxhetit komunal.

Ai e ka kritikuar qeverisjen në largim të kësaj komune se ka qenë në kundërshtim me interesat e shqiptarëve.

“Ne mendojmë se me vetë moton tonë zgjedhore: ‘Për shqiptarët’ ta orientojmë shfrytëzimin e kapaciteteve të qeverisjes lokale në interes të popullatës shqiptare, sepse qeverisja që po përfundon mandatin, e përberë edhe nga disa parti serbe, shpeshherë ka dëmtuar interesat e popullatës shqiptare. Gjatë asaj qeverisje janë marrë vendime që kanë qenë në kundërshtim me interesat e shqiptarëve, kurse ne po mendojmë t’i eliminojmë në radhë të parë ato vendime. Pra, menaxhimin e ndërmarrjeve komunale dhe të gjitha kapaciteteve të komunës t’ua besojmë kuadrove të afta dhe kuadrove profesionale e jo militantëve partiakë”, ka thënë Kamberi.

The post Serbia të detyrohet t’i respektojë të drejtat e shqiptarëve appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img