26,11,2024

Dardan Sejdiu fton në debat televiziv Avdullah Hotin

Must Read

dardan-sejdiu2

Çështja e autobusëve të rinj për Prishtinën që ka mbetur pezull tash e sa kohë është bërë aktuale edhe sonte pas intervistë së Ministrit të Financave Avdullah Hoti në Zona B të Klan Kosovës.

Hoti tha se “është jo korrekte nga ana e Komunës së Prishtinës për ta aprovuar këtë nismë, pasi vetë ata e kanë bllokuar për pesë muaj Kuvendin e Kosovës, duhet të vijë vendimi nga Kuvendi Komunal dhe të përmbushen kushtet ligjore dhe nuk ka arsye nga ministria e Financave që kjo të ndalohet”, duke iu përgjigjur kështu akuzave të mëparshme të zyrtarëve komunalë të Prishtinës.

Por, shpejt ka ardhur edhe reagimi nga Komuna e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Nënkryetari, Dardan Sejdiu, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se do të donte një debat publik me Ministrin për të treguar se kush po thotë të vërtetën për këtë çështje.

Ai ka shkruar se “sonte e dëgjova me vëmendje intervistën e tij në Zona B të Baton Haxhiu. E dëgjova duke shpresuar qe mund të ketë ndonjë informatë të cilën nuk e kemi pasur e që mund të shpërfaqej në intervistë e rrjedhimisht të çlirohej procesi. Fatkeqësisht, as edhe një fjali e vetme që ka logjikë ligjore apo procedurale, thjesht demagogji koti”.

Ky është postimi i plotë i Sejdiut në Facebook:

Kane kaluar 10 dite prej qe kam ftuar publikisht ne perballje televizive Ministrin e Financave ne lidhje me te verteten mbi bllokimin qe po i behet Komunes se Prishtines ne blerjen e 51 autobuseve.

Sonte e ndegjova me vemendje intervisten e tij ne Zona B te Baton Haxhiu. E ndegjova duke shpresuar qe mund te kete ndonje informate te cilen nuk e kemi pasur e qe mund te shperfaqej ne interviste e rrjedhimisht te clirohej procesi. Fatkeqesisht, as edhe nje fjali e vetme qe ka logjike ligjore apo procedurale, thjesht demagogji koti.

Edhe nje here pra, po ia rikujtoj ketij ministri, ish nenkryetarit te Prishtines, qe kane kaluar sakte 9 muaj prej kur Ministria e Financave, Trafiku Urban, Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe Komuna e Prishtines kane nenshkruar kushtet e kredise per blerjen e 51 autobuseve per Trafikun Urban. Kjo blerje mundeson nisjen e nje reforme te thelle dhe te domosdoshme te transportit publik ne qytetin tone.

Pas ketij nenshkrimi, Bordi i Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) e ka aprovuar kredine dhe per pasoje eshte nise procedura e tenderimit nderkombetar me rregulla te BERZH per blerjen e 51 autobuseve per Trafikun Urban. Ne menyre qe te shpallet fituesi dhe nenshkruhet kontrata, BERZH, Trafiku Urban dhe Komuna e Prishtines jane ne pritje te garancionit te sovranitetit, per te cilin garancion Komuna e Prishtines eshte dakorduar ti paguaj €50,000 Ministrise se Financave.

Para 4 muajsh Ministria na ka derguar nje leter me tri kerkesa, brenda dites ju kemi pergjigjur dhe kemi derguar gjitha sqarimet (ndonese te njejtat i kane pasur qe nga Tetori i vitit te kaluar). Dhe pas kesaj, Ministri dhe stafi i tij flasin publikisht pasaktesi ne lidhje me arsyet e bllokimit te ketij projekti kapital per kryeqytetin.

Meqe, une kam qene personalisht i kycur ne kete proces dhe jam i njoftuar me gjitha detajet, ftoj publikisht Ministrin Hoti qe te ballafaqohemi ne debat televiziv, ai le te zgjedhe kanalin, emisionin dhe moderatorin.

E verteta eshte e thjeshte dhe e qarte, ky Minister me shefin e tij e kane bllokuar tash 9 muaj reformen e Trafikut Urban, dhe kjo nuk mund te fshihet duke u prononcuar nga distanca.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img