28,04,2024

Morata shokon Juventusin

Must Read

morata

Alvaro Morata ka thënë se është i pavendosur rreth të ardhmes së tij te Juventusi.

Gjigantët e Premier Ligës kanë marrë një super lajm, pasi që Alvaro Morata bëri të ditur se mund ta braktis Juven këtë merkato.

Arsenali dhe Manchester City janë dy ekipet të cilat janë lidhur me një transferim të spanjollit, ndërsa për të interesim për riblerje ka shprehur edhe Real Madridi, përcjell Gazeta Blic nga “The Sun”

“A më pëlqen fanella e Juventusit? Për mua, ajo çfarë më pëlqen është të shënoj gola”, tha sulmuesi.

“Jam duke luftuar për Juventusin pasi është ekipi im. A do të qëndroj? Do të shohim.”, përfundoi Morata.

Klubi tjetër i madh anglez i cili ka shprehur interesim në Moratan është edhe Chelsea, mirëpo tani City dhe Arsenali shihen si favoritët. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img