Manchester City dhe Real Madrid do të përballen të martën me fillim nga ora 20.45, për takimin e parë gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve.
City po kalon në formë të mirë në Evropë këtë edicion, duke u kualifikuar në gjysmëfinale për herë të parë në historinë e klubit.
Kjo do të jetë një mundësi hakmarrje për trajnerin e Cityt Manuel Pellegrini, i cili në vitin 2010 u shkarkua nga posti i trajnerit të Real Madridit.
City dhe Reali janë përballur dy herë në edicionin 2012-13 të Ligës së Kampionëve, ku Reali kishte triumfuar me rezultat 3-2 në ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa ndeshja e kthimit në Angli përfundoi me barazim 1-1.
Ky do të jetë i gjashti edicion radhazi në të cilin Reali luan si mysafir në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve, ndërsa vlen të ceket se City ka pësuar gol në 9 nga 10 ndeshjet e fundit kundër ekipeve spanjolle. /Gazeta Blic/