24,11,2024

Selmanaj: Nga VV do këtë largime të reja. Partia e re nuk do këtë sukses!

Must Read

vetevendosje_970991147

 

Njohesi i çështjeve politike në vend, Driton Selmanaj, ka vlerësuar se pas largimit të Ilir Dedës nga Lëvizja Vetëvendosje, do të ketë edhe largime të tjera nga ky subjekt politik. Largime këto të cilat sipas Selmanajt, do t’i sjellin pasoja kësaj lëvizje.

Në një prononcim për “Gazeta Blic” analisti Selmanaj, ka thënë se Kosovës i duhet më shumë së kurrë një parti e re politike, por sipas tij jo një parti e udhëhequr nga figura që kanë qenë pjesë e subjekteve tjera politike, raporton gazetablic.com

“Kosovës më shumë se kurrë i duhet një parti e re politike, dmth një çasje e re politike. Mirëpo se a’i duhet një parti nga Ilir deda dhe emrat tjerë që po lakohen në media, mendoj që jo, sëpse për një kohë të shkurtë Deda, ka pas lëvizje në subjekte”, ka thënë Selmanaj.

 

unnam15vivden

Sipas këtij analisti, partia e re e krijuar nga Ilir Deda në bashkëpunim me deputetën nga LDK-ja, Vjosa Osmanin dhe kryetarën e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusarin, do të ishte e pasuksesshme.

“Ilir Deda e Vjosa Osmani si dhe Mimoza Kusari e tjerë emra që do t’i bashkoheshin kësaj partie, nuk do të me bindin që ajo parti do të jetë e suksesshme, sëpse i kemi parë se sa kanë dhenë kountribut në politikë. Por, nëse do të inkuadroheshin persona tjerë  të cilët nuk kanë qenë me herët në politike ndoshta do të më bindin që do ta bejnë një parti çfare po i duhet Kosovës, mirëpo me këta jo”, ka thënë Selmanaj.

Pas largimit të Dedës, dhe largimeve të tjera të cilat priten të ndodhin sipas Selmanajt, VV-së do ti ndikojnë negativisht dhe do t’i sjellin pasoja të mëdha, ka cilësuar analisti.

“Inkuadrimi i Dedës në VV si dhe përfaqësuesve të tjerë të FER-it si Shpend Ahmeti e të tjerë i ka dhanë një rritje të ndjeshme elektorale dhe me largimin e Dedës normalisht kjo do të vërehet dhe do të ndikoj në negativishte, në VV”, ka përfunduar Driton Selmanaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img